Flash News

KRYESORE

Pique sinjale Pogba-së: Të gjithë të lumtur po ta kishim tek Barcelona

Pique sinjale Pogba-së: Të gjithë të lumtur po ta kishim tek

Përplasjet dhe mosmarrëveshjet e përfolura me Jose Mourinhon kanë bërë që Paul Pogba t'i kërkoj agjentit të tij një skuadër tjetër dhe thashethemet tregojnë se një nga klubet e interesuara është edhe Barcelona.

Së fundmi është përfolur për një kalim të mesfushorit francez tek katalanasit dhe këto zëra janë përforcuar më shumë nga deklarata e fundit e Pique.

Mbrojtësi spanjoll është shprehur se të gjithë do të ishin të lumtur në “Camp Nou”, nëse në radhët e tyre do të vinte edhe Pogba.

“Do të ishte bukur nëse do të vinte, do të ishim të gjithë të lumtur. Pogba është një lojtar i madh, por është një lojtar i United për momentin. Dhe ne e respektojmë atë klub bashkë me lojtarët e tyre”, ka thënë Gerard Pique.

Të fundit