Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Piramida, marrëzia komuniste që do të rilindë si qendër inovacioni në Tiranë
Agjencia e njohur e lajmeve ekonomike në botë “Bloomberg” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë historisë së Piramidës dhe transformimit që do të pësojë ajo me projektin mbresëlënës të Bashkisë së Tiranës.
“Bloomberg” shkruan se kjo godinë e projektuar si muzeu i ish-diktatorit Hoxha në kohën e komunizmit, do të shndërrohet shumë shpejt në një qendër multifunksionale edukimi të teknologjisë për të rinjtë. Më tej “Bloomberg” nënvizon se kjo godinë që sot i ngjason një ngrehine, fsheh potencialin për t'u bërë një nga strukturat më të gjalla dhe interesante në Europën Lindore.
Ngjan si një park fantastik skateboard-i apo qendër tregtare moderne të braktisur, me sipërfaqen e saj të paanë e të pjerrët prej betoni të shkarravitur me graffiti, dhe panelet e zymta prej xhami, por kjo ndërtesë në kalbje e sipër është një nga monumentet më të rëndësishme të Europës, që i ka mbijetuar komunizmit, dhe është gati të transformohet.
Piramida e Tiranës u ngrit për të lartësuar diktatorin shqiptar Enver Hoxha menjëherë pas vdekjes së tij në vitnin 1985. U deshën tre vjet për ta ndërtuar anash bulevardit kryesor të qytetit dhe u çel me një ceremoni madhështore në tetor 1988. Sipas faqes InfoAlbania, ajo ishte vepër e katër arkitektëve: e të bijës së Hoxhës, Pranvera Hoxha, e bashkëshortit të saj, Klement Kolaneci, si edhe e Pirro Vasos dhe Vladimir Bregut.
E veshur me pllaka mermeri të bardhë dhe një yll të kuq mbi krye, ajo ishte një ndërtesë goditëse. Brendia natyrisht zotërohej nga një statujë e diktatorit dhe vetë ndërtesa ishte një vend pelegrinazhi për një shtet të ashpër komunist, që lartonte kultin e individit. Ceremonia e hapjes ishte një çast krenarie për Shqipërinë dhe filmimet e ngjarjes shfaqin zyrtarë që ecin midis nxënësve të shkollave të lëvizjes së rinisë komuniste.
Kishte vetëm një problem të vogël - regjimi komunist ra në vitin 1990, dy vjet pasi u përfundoi ndërtimi i Piramidës, dhe reputacioni i Hoxhës u shkatërrua së bashku me të. Ndërtesa u mbyll dhe më pas u transform disa herë: qendër konferencash; sallë për festivalin kombëtar të xhazit; sallë leksionesh; teatër; vendstrehim për shtabin e NATO-s gjatë luftës në Kosovë; shtëpi e një stacioni televiziv; e madje, edhe si klub nate.
Është braktisur prej kohësh dhe qëndron e mbyllur për publikun. Madje, në vitin 2011 Këshilli Bashkiak i qytetit vendosi ta prishte, por shpëtoi pas neë sëirl protestash, e më në fund, sipas Joni Baboçit, Drejtor i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Zhvillimit Urban të Tiranës, bashkia ka një plan për ta rivënë në përdorim. Ndërtesa do të rilindë si një qendër mësimore, ku turistët do të jenë gjithashtu të mirëpritur.
Projekti bashkëfinancohet nga qeveria qendrore dhe ajo vendore, në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Puna mund të fillojë qysh në muajin tjetër dhe pritet të zgjasë 1 vit e gjysmë.
“Unë kam qenë pjesë aktive e lëvizjes për të ndaluar prishjen e saj, që do t’i hapte udhën ndërtimit të një Parlamenti të ri”, thotë 32-vjeçari Baboçi. “Ndonëse mbart kujtime të këqija, për gjeneratën time është një ndërtesë ikonike. Ajo u ndërtua në vitin tim të lindjes, dhe duke u rritur, ishte një nga ndërtesat e pakta në Tiranë ku mund të orientoheshe menjëherë se ku ndodheshe. Si fëmijë ngjiteshim në majë dhe rrëshqisnim poshtë ose luanim me patina përpara saj.”
Studioja arkitekturore MVRDV me seli në Roterdam mori detyrën ta transformonte ndërtesën në një qendër multifunksionale edukimi të teknologjisë për të rinjtë, duke e hapur nga anët dhe duke e kthyer brendinë në një atrium gjigant të mbushur me pemë dhe dritë. Edhe çatia do të jetë e hapur, me shkallare që të shpien në një platforme nga ku mund të shijosh pamjet e qytetit.
Pas rimishërimit të saj, Piramida do të lidhet më Qendrën Tumo, e do të jetë vendndodhja e shtatë e një programi me bazë në Armeni, e cila u ofron adoleshentëve trajnime dhe seminare në teknologji dhe dizajnim. Do të ketë gjithashtu një shesh të hapur me hapësira publike, duke përfshirë edhe një bibliotekë. Do të ketë edhe mjedise për sipërmarrje start-up, të cilat mund t’i marrin me qira, veçanërisht nëse punojnë në fushat e programit Tumo.
Sipas Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, “Piramida do të funksionojë si një qendër jo-fitimprurëse, hapësira e brendshme e së cilës është 6.500 metra katrorë; 3,000 metra katrorë të saj do të strehojnë “Tumo Tirana” dhe gjysma tjetër do t'i kushtohet arteve, mediave, arteve pamore dhe TIK (Komunitetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit)”.
Ka ende shumë punë per t’u bërë. Baboçi më bëri një tur të plotë brenda këtij “elefanti të bardhë” të Tiranës, dhe vura re se ndodhet në një gjendje me të vërtetë të keqe. Brenda është errësirë dhe plot lagështi, me shkallë të thyera dhe kabllo të koklavitura që varen nga lart. Ka plehra, graffiti dhe pellgje me ujë. Copat e tavanit varen mbi vendkalimet e shkretuara, dëme që u shkaktuan nga tërmeti i fundit, që vetëm sa ia shtojnë efektin viteve të harresës.
“Sot kjo ndërtesë qëndron në këmbë si karakatina më e famshme arkitekturore shqiptare - e megjithatë, ka potencialin për t'u shndërruar - përmes rigjallërimit - në një nga strukturat më të gjalla dhe më interesante në Europën Lindore”, thotë Baboçi.
Për dikë që vjen për herë të parë, Tirana është habitshëm një qytet i pastër dhe i rregullt, që drejtohet nga një administratë progresive e cila po inkurajon sipërmarrjen dhe inovacionin. Por, ende ka diçka që duhet të ndryshojë: 35 vjet pas vdekjes së tij, vila e diktatorit qëndron ende e mbyllur, përveç kur organizohet ndonjë orë leksioni apo evente të ndryshme - sepse askush s’di ç’të bëjë me të.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38