Flash News

KRYESORE

"Pisllëk me martesat gay", Kristi Pinderi i përgjigjet ashpër Ylli Manjanit: Çfarë fiton kur i thua botës sa injorant je?!

"Pisllëk me martesat gay", Kristi Pinderi i përgjigjet

Ylli Manjani kritikoi hapur Ambasadën Amerikane, se aktivitete të ndryshme të organizuara nga ambasada po ndikojnë negativisht te të rinjtë shqiptarë. Manjani thekson se në këtë mënyrë të rinjë nuk edukohen, por i orientojnë drejt legalizimeve të drogave, apo drejtime të tjera të pista.

Mirëpo, deklaratës së Manjanit i është përgjigjur ashpër Kristi Pinderi, aktivist i LGBT.

“Unë mund ta kuptoj bezdinë dhe parehatinë që mund të ketë Ylli ndaj gjërave që nuk i kupton si martesat gej. Por nuk kuptoj si vazhdon të jetë rehat me paditurinë e vet e ta shpallë atë botërisht? Çfarë fiton kur i thua botës sa shumë i paditur dhe injorant je?”, shprehet Pinderi.

Reagimi i Ylli Manjanit sot:

“Martesat Gay; Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!! Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.

Ky lajm u pëçua dje. Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë!

Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!

Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b.....! Po të më dëgjonin mua, ata të rinj që ftohen të marrin pjesë në mësimin e pisllëqeve, duhet të refuzojnë pjesëmarrjen! Ta refuzojnë, duke i falënderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar! Më mirë të rrinë në kafene!”, shkruan Manjani.

 

Të fundit