Flash News

KRYESORE

Pistë e re për zhdukjen e çobanit në kufirin greko-shqiptar, flet kunati i tij: Kam frikë mos e kanë vrarë trafikantët e drogës

 Pasi kanë kaluar 10 ditë nga humbja e çobanit grekë, 35 vjeçarit Ilias Ntrikos në kufirin greko-shqiptar, kunati i tij  ka ngritur një pistë tjetër për këtë çështje. Ai shprehet se ai dhe familja e tij kanë frikën e rrëmbimit apo vrasjes së 35 vjeçarit nga trafikantët e drogës të cilët ndodhen në kufirin e gjelbër mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“Mali ku ndodhet stani i tij, prej vitesh është rrugë kalimi për trafikantët e drogës. Të gjithë e dimë dhe të gjithë heshtim. Para dy vitesh qëlluan me armë vjehrrin tim, babain e Ilias, me Kallashnikov. Siç shkonte në rrugën për në fshat dhe për tek stani, kaloi nga kanali ku dera është gjithnjë e mbyllur me dryn të madh. Ai e pa të hapur dhe shkoi ta mbyllte.

Trafikantët ishin brenda dhe rastisi që i pa vjehrri, e panë dhe ata dhe nisën ta ndjekin. Nxorrën armët dhe qëlluan por vjehrri arriti të largohej dhe njoftoi policinë. Fatkeqësisht është fenomen i shpeshtë ky në Thesproti. Kështu dhe ne, duke përjetuar këtë me vjehrrin, mendojmë se ndoshta Ilia është përballur me trafikantë droge dhe ata kanë dashur t’i mbyllin gojën.

Lutemi mos ta ketë paguar me jetën e tij këtë gjë. Nuk duam të mendojmë se e kanë vrarë. Ndoshta e kanë marrë dhe ditët në vijim ta lënë të lirë. Mendja jonë shkon kudo,” thotë për protothema.gr kunati i 35-vjeçarit.

Çobani 35-vjeçar foli për herë të fundit me gruan e tij në orën 11.30 të se dielës së 24 shtatorit, kur ajo e telefonoi për t’i thënë se ishin të ftuar për drekë nga shtëpia e nënës së saj. Ilia i tha se ndodhej në stan dhe do nisej për në shtëpi. Fshati ku ka ndodhur ngjarja quhet Sideri, në kufirin greko-shqiptar.

Të fundit