Flash News

KRYESORE

Pitoni pesë metra gëlltit macen tre kg, dy policë angazhohen për ta shpëtuar

Pitoni pesë metra gëlltit macen tre kg, dy policë angazhohen

Një piton rreth 5 metra i gjatë ka gëlltitur një mace tre kg.   

Gjarpri i madh pasi ka kaluar afër një shtëpie në Pathum Thani, Tajlandë, ka gëlltitur macen tre kilogramshe të quajtur Bobo. Më pas është zvarritur për të shkuar në një vënd të përshtatshëm për ta tretur.

Pronarja e Bobosë pasi ka parë pitonin të kalonte para saj ka njoftuar menjëherë policinë.

Në vendngjarje shkuan dy policë, tre shpëtimtarë kafshësh dhe një gazetar. Pasi e kanë kapur gjarprin ata e kanë detyruar atë që ta nxierr macen nga stomaku, e cila për fat të keq doli pa jetë.

Të fundit