Flash News

KRYESORE

“Pjerin Ndreu fshehu aksidentin e djalit të kryebashkiakut të Laçit”, Policia e Shtetit i përgjigjet Sali Berishës

“Pjerin Ndreu fshehu aksidentin e djalit të kryebashkiakut të

Vjen reagimi i Policisë së Shtetit, pak orë pas publikimit të një denoncimi në profilin e tij ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha denoncoi deputetin e PS, Pjerin Ndreu se kishte fshehur një ngjarje në Mamurras, që kishte të bënte me një aksident ku ishte përfshirë djali i kryetarit të bashkisë së Laçit, Artur Bardhi.

Në reagimin e saj policia e ka mohuar faktin se ngjarja është fshehur dhe se ajo është pasqyruar në komunikatat e shtypit.

Reagimi i policisë

Lidhur me një status në rrjetin social Facebook, të deputetit Berisha, sqarojmë se Policia nuk ka fshehur asnjë ngjarje.

Ajo është pasqyruar si çdo ngjarje tjetër në komunikatën ditore në ëeb në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, më datë 1 nëntor 2018, dhe për këtë ngjarje janë kryer të gjitha veprimet hetimore të cilat i janë përcjellë si materiale procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin.

Ky është njoftimi i plotë për ngjarjen:

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin F.P., vjeç 32, banues në Laç – Kurbin, pasi në aksin rrugor Thumanë-Mamurras, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me shtyllat e ndriçimit të rrugës, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi K.I., vjeç 17, banues në Laç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën (nenet 290/1 dhe 161 të Kodit Penal).

Policia e Shtetit në kuadër të transparencës, deklasifikon komunikatën operative ditore e cila është e publikuar ne ëebin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Ftojmë cilindo, që para se të akuzojë Policinë për fshehje të ngjarjeve, më parë të vizitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Statusi i Sali Berishës

Nuk ka ligj per pushtetaret mafioze!

Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb

Zoti Berisha,jam nje punonjes policie ne Lac,Kurbin.Dua te denoncoj nje ngjarje te ndodhur mbreme ne Mamurras rreth ores 22.Makina e Artur Bardhit duke e ngare i biri,ka thyer shtyllen e dritave,ka prishur nje lokal,flitet dhe per te plagosur…!Sot e ter policia kemi qen ne vendngjarje,por kur nuk ka asnje deklarate kjo nuk pranohet…Artur Bardhi bashke me Pjerin Ndreun kan mbyllur kte skandal Flm z.Berisha qe te pakten kemi ku te tregojm se cfar behet ne kte pseudoshtet…

Të fundit