Flash News

KRYESORE

Pjerin Ndreu ndërhyn në emisionin “Opinion”: Pse i kërkova votën drejtorit të arsimit

Pjerin Ndreu ndërhyn në emisionin “Opinion”: Pse i

Kandidati për Bashkinë e Lezhës dhe ish deputeti socialist, Pjerin Ndreu ndërhyri në emisionin “Opinion”, ndërsa po debatohej në lidhje me përgjimet e reja të publikuara nga gazeta “Bild”.

Në një prej përgjimeve, Ndreu diskuton me drejtorin e arsimit të Dibrës që t’i bëjë presion mësuesve për të votuar për socialistët ose përndryshe do të pushohen nga puna.

Ish deputeti i PS i thotë Reçit të flasë me një drejtor shkolle, e ta kërcënojë me pushim nga puna në rast se nuk deklaron hapur votën për PS. Në lidhje telefonike, Ndreu sqaroi situatën dhe tha se ia kërkoi votën hapur drejtorit të shkollës sepse ai ishte kryetar i PS-së të atij rrethi.

“Reshat Elezi ka qenë kryetar i PS së rrethit, unë kam kërkuar që ai të votojë PS dhe kjo është krejt normale. Nuk i kam thënë për lista mësuesish. Unë i kam kërkuar si socialist. Nuk ia kisha telefonin, kisha numrin e Drejtorit të Arsimit. Ju më thoni mua që i kam bërë presion kryetarit të Partisë Socialiste”, tha Ndreu në telefon.

Të fundit