Flash News

KRYESORE

Pjerin Ndreu: Policia që duam nuk është as këtu, as në Amerikë

Pjerin Ndreu: Policia që duam nuk është as këtu, as në

Deputeti socialist Pjerin Ndreu, i ftuar në “Top Talk” ka folur për sigurinë në vend bazuar në ngjarjet kriminale që kanë ndodhur së fundmi.

Krimin në rritje në muajin janar, deputeti Ndreu e lidh edhe me kthimin e emigrantëve në vend, duke rihapur çështje të vjetra, por edhe kthimin gjatë festave apo pushimeve të disa personave që ushtrojnë të njëjtin aktivitet kriminal, edhe në vendet ku jetojnë.

Ai u shpreh se, “Policia duhet të jetë më e shkathët. Duhet të monitorojë personat që vijnë nga jashtë e që dyshohen se janë kontigjent i krimit”.

Ndërsa i pyetur më tej nëse është kjo policia që duam, Ndreu u shpreh shprehet se policia që duam nuk është as në Amerikë, por ajo është gjithnjë në proces.

“Policia që duam, nuk është as këtu, as në Amerikë dhe as në Gjermani. Policia është në proces gjithmonë. Ka pak vende që mendojnë se policia është aty ku duhet. Policia është institucioni më i mirë shqiptar. Është institucioni më i besueshëm, më i vuajtur. Ka dhënë kontribut më shumë se çdo institucion tjetër në Shqipëri. Më thoni një emër krimineli që nuk është arrestuar 1-5 herë nga Policia. Ajo e ka bërë punën e saj, ajo çfarë nuk ka funksionuar ka qenë zinxhiri i funksioneve ligjzbatuese që merren me Prokurorinë dhe Gjyqësore”, tha deputeti socialist.

Të fundit