Flash News

KRYESORE

Ndreu: Problemi më i madh është kur bie në dashni me veten dhe të duket dynjaja miza

Ndreu: Problemi më i madh është kur bie në dashni me veten

Deputeti socialist Pjerin Ndreu, siç duket është revoltuar me një person, duke u treguar i papërmbajtshëm në rrjet.

Në një status në Facebook, me dy rreshta, Ndreu shkruan:

Problemi më i madh eshte kur bie ne dashni me veten dhe te duket dynjaja miza ! Aty eshte edhe fillimi i fundit te deliranteve dhe te paafteve!

Megjithatë deputeti nuk ka përmendur emra se kujt i drejtohet, por dyshimet lindin për kryeministrin Edi Rama, ose për studentin e Ekonomikut, i cili akuzoi vajzën e tij se po përpiqet të përçajë protestën e studentëve.

Kryeministri Edi Rama është konsideruar shpeshherë nga politikanë e analistë si “delirant”, ndaj ekziston mundësia që të jetë për të. Ose vendimi i Ramës për shkarkimin e ministrave dhe "prurjet e reja", mund të ketë shkaktuar revoltë te deputeti socialist.

Të fundit