Flash News

KRYESORE

“Pjerin Ndreu, skenar për të marrë Bashkinë Lezhë”, reagon deputeti socialist: E fitojmë në 2019

“Pjerin Ndreu, skenar për të marrë Bashkinë

Deputeti i Partisë Socialise në Qarkun e Lezhës ka hedhur poshtë aludimet se arrestimi i kryetarit, Fran Frrokaj u bë me qëllim që ai të merrte Bashkinë e Lezhës.

Ndreu ka deklaruar se  nuk është i nevojshëm një skenar i tillë, pasi Partia Socialiste do ta fitoj gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2019.

Në fund, ai ka shtuar se është një turp dhe abuzim skandaloz, çdo përpjekje të kujtdo që synon të gjejë alibi e të përdore emrin e tij apo të PS për të justifikuar veprimin, duke thënë se nuk e lidh asgjë me këtë çështje.

Statusi i plotë:

Mirembrema ! Jam rikthy sonte ne Fb per tu dhene pergjigje gjithe te turbulluarve nga ngjarjet e fundit ne Lezhe. Nuk jam aspak i kenaqur me ate qe ka ndodhe e as nuk do jem kurre. Por ca mitingashe te lodhur dhe ca "dijetare" politike, duan domosdoshmerisht te lidhin PS dhe mua me kete histori. E konsideroj nje turp dhe abuzim skandaloz, cdo perpjekje te kujdo qe synon te gjeje alibi e te perdore emrin tim apo te PS per te justifiku veprimin. Me shume se te kushdo ta kerkojne te ankesa qe kane bere dy shtetas me emer e mbiemer dhe me drejtesine. Nuk me lidh asgje me kete ceshtje penale, pervec keqardhjes per kedo qe dyshohet si i implikuar. Sa per bashkine, historia ka tregu se nuk eshte e nevojshme ky lloj skenari, sepse si rregull bashkine e humbin ata qe e kane e jo e fitojne ata qe se kane. Keshtu qe beni durim deri vitin tjeter !

Të fundit