Flash News

KRYESORE

Pjesa e parë e gjitha kuqezi, Moldavia na fal një gol

Pjesa e parë e gjitha kuqezi, Moldavia na fal një gol

Shqipëria po e shkatërron totalisht Moldavinë sonte. Pa u mbyllur pjesa e parë, kuqezinjtë po fitojnë 3-0.

Pas golit të parë të shënuar nga Cikalleshi, i dyti ishte i falur nga vendësit. Më saktë, nga portieri moldav, i cili ia dha topin para këmbëve mesfushorit Bare për të shënuar.

Goli i tretë erdhi me një gjuajtje fantastike nga Trashi, i cili sonte po luan mjaft mirë dhe po tregon se mund të jetë një lojtar i fituar në kombëtaren kuqezi.

Pjesa e parë e takimit të vlefshëm për kualifikueset e Europianit mbyllet 3-0 për ne. Duket se pjesa tjetër do të jetë thjesht si provë teknike për lojtarët debutues.

 

Të fundit