Flash News

KRYESORE

Pjesë e organizatës kriminale dhe trafikant ndërkombëtar droge, 34-vjeçari shqiptar arrestohet nga policia italiane

Karabinierët e Pulsano-s në Itali kanë vënë në pranga 34-vjeçarin shqiptar Feim Lamaj, i kërkuar si pjesë e një organizate kriminale dhe për trafik droge.

Ndaj tij rëndonte një urdhër-arresti i firmosur nga Gjykata e Bolonjas.

Mediat italiane bëjnë me dije se pas një patrullimi në qendër të komunës, efektivët vunë re praninë e shumë presonave më banesë. Duke pasur dyshime se aty mund të zhvillohej aktiviteti kriminal i trafikut të drogës vendosën të kryenin një kontroll.

Në banesë ishte 34-vjeçari dhe një 23-vjeçar shqiptar të cilët u shoqëruan në polici.

Gjatë kontrollit të banesës, karabinierët sekuestruan dy detektorë GPS, dy telefona celularë, një bllok shënimesh, 166.000 euro KESH si dhe një pasaportë dhe një dokument identiteti, me të njëjtin emër por mbiemër tjetër, që dyshohet se janë përdorur nga 34-vjeçari për tu shpëtuar kontrolleve policore.

Sipas hetimeve të 2015-s, Lamaj është në kërkim pasi akuzohet si pjesë e një organizate që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali me avionë ultra të lehtë. Kujtojmë që 120 kilogramë marihuanë iu sekuestruan grupit më gusht 2015 në Ostuni të Italisë, pas transportit me një avion nga Shqipëria.

Linku origjinal këtu 

 

Të fundit