Flash News

KRYESORE

Pjesëmarrëse në aktivitetin ku foli Rama, reagon Bregu: Europën do e ndjek kudo të jetë

Pjesëmarrëse në aktivitetin ku foli Rama, reagon Bregu:

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka reaguar pas komenteve që shkaktoi pjesëmarrja e saj në aktivitetin e Ditës së Europës në qytetin e Gjirokastrës. Në këtë aktivitet mbajti një fjalim edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa Bregu u fokusua nga kamerat teksa dëgjonte së bashku me shumë të pranishëm të tjerë.

Bregu sqaron se ky ishte i treti vit që Dita e Europës ‘udhëton’ në Shqipëri dhe se ajo do e ndjekë përsëri kudo që do të organizohet.

Reagimi i Majlinda Bregut:

Eshte i treti vit qe Dita e Europes udheton ne kryeqendrat e kultures shqiptare.

Sot ishte ne Kalane e Gjirokastres. Me nje performance te shkelqyer te Robert Bisha & Fanfara Tirana.

Nuk di ku do te jete vitin tjeter, por do te jem perseri kudo ku te kujtohet dita e Bashkimit te Europes!

Te asaj Europe qe u be fati im politik!

Kujtdo nuk i pelqen, le te marre fryme e te mendoje mire cila eshte e ardhmja qe Shqiperia meriton!

Do ta ndjek Europen kudo te jete neper Shqiperi!

Të fundit