Flash News

KRYESORE

Pjesëmarrja e Artur Meçollarit në grupin negociator, reagon Arben Imami: Cënon besimin e publikut

Pjesëmarrja e Artur Meçollarit në grupin negociator, reagon

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka reaguar sa i takon përfshirjes së Artur Meçollarit në grupin negociator mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Imami e nis reagimin e tij duke thënë se negociatat midis palëve ndërluftuese bëhen nëpër hotele, ndërsa negociatat dhe bisedimet mes vendeve fqinjë dhe aleatë bëhen formale, transparente, ligjore dhe me frymën e bashkëpunimit.

Sa i takon përfshirjes së Artur Meçollarit në grupin negociator, Imami thotë se kjo cenon besimin e publikut te një proces që sipas tij edhe deri këtu është jo-transparent.

“Negociatat midis palëve ndërluftuese bëhen nëpër hotele, negociatat  dhe bisedimet mes vendeve fqinjë dhe aleatë, si Shqipëria dhe Greqia, bëhen formale, transparente, ligjore dhe me frymën e bashkëpunimit. Bisedimet në hotelet e Kretës dhe Korçës janë problematike për sa sipër.

Pjesëmarrja në këto bisedime e z. Artur Meçollari në cilësinë e përfaqësuesit të Ministrisë së Mbrojtjes nga njëra anë tregojnë se bisedimet nuk janë aq sportive sa duket nga veshja e dy ministrave të jashtëm, por janë të përfshira edhe në nivel teknik; pra negociatat kanë filluar, në mos edhe kanë mbaruar. Nga ana tjetër përfshirja e Z. Meçollari, i çveshur me vendim ministri për shkelje të ligjit, në këto negociata e cënon besimin e publikut te një proces që edhe deri këtu është jo-transparent”, shprehet ndër të tjerash Imami.

 

 

Të fundit