Flash News

KRYESORE

Pjesëmarrja e ulët/ KQZ shton 100 mijë votues vetëm në orën e fundit

Pjesëmarrja e ulët/ KQZ shton 100 mijë votues vetëm në

Tri orë pasi ishte mbyllur zyrtarisht votimi, KQZ doli në një deklaratë për mediat për të pasqyruar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit.

Me një vonesë më shumë sesa herët e tjera, KQZ bëri të ditur edhe numrin e votuesve për çdo bashki mbi bazën e të dhënave që kishin dërguar KZAZ-të.

Për zgjedhjet vendore të 30 qershorit votonin 3.536015 persona , por numri i atyre që iu drejtuan kutive të votimit ishte 771.863 votues ose 21.6% të totalit të tyre.

Sipas gazetës ‘Panorama’, KQZ gjatë ditës së djeshme doli në disa deklarata për pjesëmarrjen në bazë të orareve, por kur erdhi momenti i rezultateve përfundimtare, ajo u vonua me tri orë. Fillimisht, KQZ në orën 11.00 raportoi se kanë marrë pjesë 12% e shqiptarëve në votime, në orën 13.00 411.945 votues, në 15.00 deklaroi 546.388 votues dhe për orën 18.00 671255 votues.

Ajo që bëri më shumë habi ishte rezultati përfundimtar, ai i orës 19.00 nuk pati një rritje votash me 100 mijë në krahasim me rezultatin e një ore më parë, pra me atë të 18.00, ndonëse nga vëzhgimi në terren u pa që numri i pjesëmarrësve në votime kishte ardhur në rënie në orët e pasdites.

Të fundit