Flash News

KRYESORE

Pjesëmarrja në Konferencën Islamike pa impakt në Tel Aviv; Izraeli kërkon përfshirjen në projektet e ushtrisë shqiptare

Pjesëmarrja në Konferencën Islamike pa impakt në Tel Aviv;

Pjesëmarrja e Shqipërisë me nivel ambasadori në Konferencën për Bashkëpunimin Islamik, jo vetëm që nuk ka ndikuar negativisht në Tel Aviv, por përkundrazi, Izraeli po kërkon të rrisë bashkëpunimin me Tiranën dhe veçanërisht në projektet e ushtrisë shqiptare.

Ambasadori izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin ka zhvilluar një takim me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me të cilën ka diskutuar për projekte të përbashkëta të mundshme në fushën e mbrojtjes. Më shumë detaje nuk jepen nga Ambasada e Izraelit dhe as nga ministria shqiptare.

Ndërkohë, në Konferencën Islamike u dënua vendimi i SHBA-së për të njohur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit, ndërsa u bë thirrje shteteve që qytetin e shenjtë ta njohin si kryeqytet të Palestinës.

Edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati u shpreh se qëndrimi i Shqipërisë është në një linjë me Bashkimin Evropian dhe jo me SHBA-në, vendime ndaj të cilave Izraeli çuditërisht nuk po reagon  negativisht.

Njoftimi i Ambasadës së Izraelit:

Ambasadori i Izraelit ne Tirane Z. Boaz Rodkin zhvilloi nje takim me Ministren e Mbrojtjes, Znj. Olta Xhacka ku nder te tjera u diskutuan marredheniet dypaleshe si dhe projekte te perbashketa te mundshme ne fushen e mbrojtjes.

Gjate takimit, ambasadori i shprehu mbeshtetjen e shtetit te Izraelit per lehtesimin e situates se fundit ne Shqiperi gjate permbytjeve dhe me kete rast Ambasada dhuroi nje donacion nga Shteti i Izraelit.

Të fundit