Flash News

KRYESORE

Pjesëmarrje qesharake në takimin e PS, qytetarët braktisin ‘Rilindjen’ tre ditë para zgjedhjeve

Pjesëmarrje qesharake në takimin e PS, qytetarët braktisin

Ndonëse bëhet fjalë për takimin e një kandidati të PS me banorë të vetëm një njësie, asgjë nuk mund ta justifikojë këtë pjesëmarrje qesharake.

Në njësinë nr.9 të Tiranës, në takimin e PS nuk kanë marrë pjesë më shumë se 20 veta, aq anëtarë sa ka një organizatë partie në një lagje të caktuar.

Kjo situatë është shqetësuese për “Rilindjen” pasi jemi vetëm tre ditë nga data e zgjedhjeve dhe ky duhet të ishte momenti kur qytetarët tu bashkoheshin masivisht, por e kundërta po ndodh.

Edhe në sondazhin e “IPR”, PS tregonte performancën më të keqe në Tiranë në krahasim me qarqet e tjera dhe kjo sipas analistëve ndodh sepse kryeqytetasit janë shumë më të informuar dhe nuk gënjehen lehtë.

Të fundit