Flash News

KRYESORE

‘Pjetri, Kajmaku, Lefer Alla’, PD: Rama mund të qeverisë vetëm me të inkriminuarit

‘Pjetri, Kajmaku, Lefer Alla’, PD: Rama mund të qeverisë

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu nga selia blu sulmoi kryeministrin Rama, me akuzën se po hesht për kryebashkiakun Lefter Alla, i cili akuzohet se konsumoi kokainë në një ambient publik.

Balliu tha se Rama zgjedh tw qeverisw me tw inkriminuar, duke përmendur me emra raste të tjera kryebashkiakvësh socialistë të shkarkuar pas 30 qershorit.

Për të shpëtuar vendin nga krimi, Balliu tha se zgjidhje mbetet largimi i Ramës.

“Edi Rama mbron kryebashkiakët ilegjitimë me të kaluar kriminale apo në lidhje me krimin. Asnjë prej tyre nuk është shkarkuar deri më sot nga Edi Rama, duke ndarë me ta moralin e trafikantit, vrasësit, hajdutit dhe narkomanit.

Edi Rama nuk mbajti asnjë përgjegjësi politike për Valdrin Pjetrin e Shkodrës apo Agim Kajmakun e Vorës, ndërkohë që vazhdojnë të jenë në krye të detyrës hajdutë si Mark Babani i Vaut të Dejës, i dënuari në Greqi Qerim Ismailaj. Pengje të krimit dhe korrupsionit, si Fatos Tushe i Lushnjës apo narkomanë si Lefter Alla i Bulqizës.

Heshtja dhe mosveprimi i Edi Ramës ndaj çdo denoncimi është një tjetër dëshmi që përzgjedhja e tyre është bërë për shkak të cilësive dhe lidhjeve të tyre me krimin.

Duke larguar Edi Ramën, shqiptarët kanë mundësi të zgjedhin një qeveri të ndarë nga krimi, një qeveri të punojë për ta dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre”, tha Balliu.

Të fundit