Flash News

KRYESORE

Placido Domingo do të pushojë në një fshat të Tetovës, te miku i tij shqiptar

Placido Domingo do të pushojë në një fshat të

Tenori i njohur spanjol, me famë botërore, Placido Domingo, ka qenë mbrëmë në Shkup, për të përcjellë ndeshjen finale të Superkupës së UEFA-s mes Real Madridit dhe Mançester Junajtedit. Domingo shkoi me aeroplan privat, direkt nga Salcsburgu, pas provës gjenerale të operës “Dy Foskerët” të Xhuzepe Verdit.  Në Maqedoni Domingo do të jetë mysafir i biznesmenit shqiptar me prejardhje nga Tetova, Haki Nuredini, i cili jeton në Vjenë. Nuredini do të mikrpisë Domingon në shtëpinë e tij në fshatin Kamjan, transmeton Gazeta Lajm. Restoranti “Sole” i Haki Nuredinit në Vjenë është seli joformale e yjeve të operës, kurse me Domingon i lidh miqësi disavjeçare.

76-vjeçari PlaCido Domingo është anëtar nderi i Real Madridit dhe e këndon himnin e klubit “Hala Madrid”. Fondacioni “Real Madrid”, vitin e kaluar, përgatiti një koncert për nder të tij, në staduimin “Santijago Bernabeu”.

Të fundit