Flash News

KRYESORE

Plagjiatura e Blerina Gjylametit, Ergys Mërtiri: Çudia nuk zgjat gjithmonë tre ditë

Plagjiatura e Blerina Gjylametit, Ergys Mërtiri: Çudia nuk zgjat

Aktivisti Ergys Mërtiri ka komentuar dorëheqjen e zv/ministrit të Arsimit, Ervin Demo, pas akuzave për plagjiaturë në shkrimet e publikuara në revistat e huaja. Në këtë skandal është përfshirë edhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, ndërkohë që Mërtiri thotë se pasojat nuk të bien vetëm mbi Demon.

Pavarësisht heshtjes nga Gjylameti dhe Grupi Parlamentar i PS, aktivisti thekson se në këtë rast, çudia nuk do të zgjasë tre ditë.

“Kur dy vetë vjedhin bashkarisht një gjë, pasoja nuk mund të bjerë vetëm mbi njërin. Zëvendësministri i Arsimit, Ervin Demo dha dorëheqjen pas zbulimit të një shkrimi të vjedhur prej tij në bashkautorësi me deputeten Blerina Gjylameti. Kjo e fundit nuk ndjehet fare duke bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Grupi parlamentar i PS-se gjithashtu hesht. Shikoni se çudia nuk zgjat gjithmonë 3 ditë. Demo u detyra ta japë e dorëheqjen dy javë me vonesë. Sa më vonë aq mëe keq”, shkruan Ergys Mërtiri.

Të fundit