Flash News

KRYESORE

Plagosen 2 punëtorë në minierën e Matit, një prej tyre niset drejt Tiranës

Plagosen 2 punëtorë në minierën e Matit, një prej

Dy minatorë janë plagosur sot brenda minierës së fshatit Cerujë në Mat.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se minatorët ishin duke punuar brenda në minierë në një thellësi rreth 500 metra.

Mësohet se minatorët kanë marrë plagë në trup dhe janë dërguar në spitalin e Burrelit për ndihmën mjekësore, ndërsa njëri prej tyre, i cili ka pësuar me tepër plagë është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.  

 

Të fundit