Flash News

KRYESORE

Plagosen 5 minatorë në Klos, kompania: Ndodhi për shkak të pakujdesisë së tyre

Plagosen 5 minatorë në Klos, kompania: Ndodhi për shkak të

Pesë minatorë janë plagosur në orët e para të mëngjesit në Traverbankun e Klosit, si pasojë e një avarie.

Kompania ‘Albchrome’ ka reaguar menjëherë për ngjarjen duke sqaruar se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e duhur mjekësor të të lënduarve, të cilët pasi janë dërguar në spitalin rajonal të Burrelit, është konstatuar nevoja që 3 prej tyre të dërgohen në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Menjëherë këta 3 punonjës janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas ekzaminimeve konstatohet që aktualisht të 3 punonjësit janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas kompanisë, avaria është shkaktuar nga pakujdesia e dy prej punonjësve të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e sigurisë në punë.

Të fundit