Flash News

KRYESORE

Plagosen dy të rinj në Cërrik, u qëlluan me armë për shkak të konfliktit të vjetër

Plagosen dy të rinj në Cërrik, u qëlluan me armë

Dy të rinj janë plagosur pasditen e sotme në qytetin e Cërrikut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”, ndërkohë që dy të plagosurit me iniciale G.K., 20 vjeç dhe J.R., 22 vjeç, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i plagosjes mendohet se është një konflikt i mëparshëm që 20 vjeçari ka patur me shtetasin B.H., i cili dyshohet se është personi që qëlloi me armë dy të rinjtë.

Fillimisht palët janë konfliktuar fizikisht dhe më pas shtetasi B.H., ka qëlluar me armë dy të rinjtë duke i plagosur në këmbë dhe në dorë.

Policia ka shoqëruar shtetasin Angjelo Zhelegu, i cili ka larguar me makinë nga vendngjarja autorin e dyshuar të plagosjes, si dhe ka shpallur në kërkim B.H., së bashku me shtetasin tjetër me iniciale I.F., i cili ndodhej gjithashtu në makinë.

Të fundit