Flash News

KRYESORE

Plagosën emigrantin që sapo ishte kthyer nga Gjermania, shpallen në kërkim dy autorët

Plagosën emigrantin që sapo ishte kthyer nga Gjermania, shpallen

Policia e Korçes ka zbardhur detaje nga plagosja e 39-vjecarit Mina Zoja. Për këtë ngjarje, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët me inicialet M.D, 39 vjeç, dhe S.D, 59 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 19.12.2017, ku u plagos me armë zjarri një person. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti i përdorur nga autorët. Në vijim të informacionit paraprak datë 19.12.2017, ju informojmë se specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan proçedimin penal dhe po punojnë për kapjen e shtetasve:

M.D, 39 vjeç, dhe S.D, 59 vjeç, të dy banues në Korçë. Pasi më datë 19.12.2017, tek një lokal në aksin rrugor Korçë- Ersekë, për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasin M.Z, 39 vjeç, banues në Korçë, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Korçës është dërguar për ndihmë të speçializuar në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë është sekustruar mjeti të cilin kanë përdorur autorët e dyshuar të ngjarjes. Po punohet për identifikimin e kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

 

 

Të fundit