Flash News

KRYESORE

“Plagosen me thikë dy persona, policia fsheh ngjarjen dhe merr pamjet me USB”

“Plagosen me thikë dy persona, policia fsheh ngjarjen dhe merr pamjet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari se natën e mbrëmshme dy persona janë plagosur me thikë në Kavajë, por policia nuk e ka bërë publike.

Sipas denoncuesit, policia jo vetëm që e ka fshehur ngjarjen, por ka marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë me USB.

Statusi i Berishës:

Narkopolicia fsheh krimin. Dy plagosje me thikë në Kavajë!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Dy të plagosur me thikë sot në mbrëmje në kv, policia po fsheh ngjarjen, janë kamerat e lokalit, që policia i mori me USB, sipas fjalëve po mundohen të fshehin ngjarjen pa e bërë publike respekte salì, anonim te lutem”

Të fundit