Flash News

KRYESORE

Plagosen në mesnatë dy të rinj me armë zjarri, dërgohen me urgjencë në spitalin e Traumës  

Plagosen në mesnatë dy të rinj me armë zjarri, dërgohen

Plagosen me armë zjarri dy të rinj, në afërsi të  Mamurrasit.

Sipas policisë mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit  K.L. dhe E.Z., të dy 21 vjeç, banues në Mamurras rreth orës 22:05, në një rrugë rurale, në  rrethana ende të paqarta, të cilët më pas janë dërguar për ndihmë mjekësore në  spitalin e Traumës në Tiranë.

Shërbimet e Policisë shkuan  menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, konkretisht  E.N, 22 vjeç.

Janë ngritur pika kontrolli  dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për  zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Të fundit