Flash News

KRYESORE

Plagoset me automatik ish-zyrtari në Poliçan, dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Plagoset me automatik ish-zyrtari në Poliçan, dërgohet me

Plagoset me armë zjarri ish-kryetari i fshatit Rehovë në Poliçan.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, një banorë të zonës në kohë rekord.

Shkak për këtë ngjarje është bërë një konflikt pronësie mes tyre.

“Rreth orës 9:40, shtetasi Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Poliçan ka plagosur me armë zjarri për motive pronësie, ish kryetarin e fshatit shtetasin J.B, 60 vjeç, banues në Rehovë, Poliçan.

Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe fal veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.

Shtetasi i dëmtuar u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

 

Të fundit