Flash News

KRYESORE

Plagoset në atentat truproja i kazinosë në Itali, autori i bën pritë poshtë shtëpisë

Plagoset në atentat truproja i kazinosë në Itali, autori i

Qëllohet me armë zjarri në një atentat një shqiptar në Trevizo në Itali.

Sipas ‘corriere della sera’, një person i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë 40-vjeçarin shqiptar me inicialet D.Q, duke e lënë atë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 3.40 në rrugën Volta në Oderzo, ndërsa shqiptari po kthehej në shtëpinë e tij nga puna.

Mësohet se ai punonte si truprojë pranë një shoqërinë e sigurisë “Executive Service”, një kompani që vepron në shërbimet e ruajtjes dhe sigurisë së brendshme të sallave të lojërave në Casino di Venezia.

Sipas dëshmisë së të plagosurit, autori ishte fshehur poshtë banesës në errësirë, kishte veshur maskë në fytyrë kur i ka bërë atentat. Nga të shtënat 40-vjecari mori një plumb në shpatull.

Shqiptari ishte kërcënuar edhe në të kaluarën, pasi dikush kishte gjetur fishekë pistolete në kopshtin e shtëpisë së tij.

Deri tani është hedhur poshtë pista se ngjarja mund të ketë lidhje me punën e tij, por dyshohet për motive banale.

 

Të fundit