Flash News

KRYESORE

Plagoset në lokal i riu nga Klosi, dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Plagoset në lokal i riu nga Klosi, dërgohet me helikopter drejt

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri me një tjetër në një lokal në Klos.

I plagosur ka mbetur G.P 35 vjeç, ndërsa është dërguar me urgjencë me helikopter drejt Tiranë për ndërhyrje të specializuar.

Njoftimi paraprak i policisë:

Rreth orës 10.15, është marrë njoftim se në qytetin e Klosit ka ndodhur nje konflikt mes dy personave.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht kanë konstatuar se: në verandën e një lokali në Klos shtetasit S.R, rreth 28 vjeç, dhe shtetasi G.P, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Platin-Klos, dyshohet se kanë debatuar me njëri tjetrin ku shtetasi S.R, ka plagosur me thikë shtetasin G.P.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit, është dërguar për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Shërbimet e policisë po krehin zonën për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit