Flash News

KRYESORE

Plagosi me automatik një person, shpallet në kërkim 35-vjeçari

Plagosi me automatik një person, shpallet në kërkim

Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi plagosi me armë zjarri tip automatik shtetasin me iniciale B.Sh.. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në fshatin Bishnicë, Pogradec, pas një konflikti çasti.

Autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, si dhe policia është vënë në kërkimë të tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

Pogradec

Plagosi me armë zjarri 1 shtetas gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 21.08.2020, rreth orës 02:00, në një lokal në fshatin Bishnicë, pas një konflikti të çastit shtetasi A. Ç., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri tip automatik shtetasin B. Sh., i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit A. Ç., si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit