Flash News

KRYESORE

Plagosi me thikë gjyshin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet pas disa orësh në kërkim 19-vjeçari

Plagosi me thikë gjyshin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet pas disa

Një 19-vjeçar nga Kavaja është arrestuar nga policia, pasi plagosi me thikë gjyshin e tij. Mësohet se, menjëherë pas incidentit i riu ishte larguar me vrap nga banesa, por që është arrestuar pas disa orësh kërkime nga policia.

Bëhet me dije se i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq 19-vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Pas njoftimit të marrë se në lagjen Nr.5 Kavajë kishte konflikt në familje , ku nipi kishte goditur me thikë gjyshin e tij, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë shkuar në adresën e dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi D. G., 19 vjeç, është larguar me shpejtësi. Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Policisë dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit D. G., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë gjyshin e tij shtetasi R. B., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e proves materiale u gjet dhe u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilën autori kryeu plagosjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Të fundit