Flash News

KRYESORE

Plagosi prindërit dhe u hodh nga kati i tretë në Tiranë, vdes në spital 25-vjeçari

Plagosi prindërit dhe u hodh nga kati i tretë në Tiranë,

Pak orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në rrugën “Nasi Pablo” në Tiranë, ndërron jetë në spital i riu që u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Shkak për aktin fatal u bë një sherr që ai palti me prindërit e tij, të cilët i kishte plagosur me thikë.

Mëngjesin e sotëm konfirmohet se 25-vjeçari me inicialet B.S ka ndërruar jetë në spitalin e QSUT, si pasojë e plagëve të marra.

Informacion paraprak nga policia:

Më datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S., rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”.

Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasia A. S., rreth 53 vjeç.

Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë.

Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Të fundit