Flash News

KRYESORE

Plagosi të riun me armën e shërbimit në Tiranë, arrestohet gardisti   

Plagosi të riun me armën e shërbimit në Tiranë,

Është vënë në pranga  një punonjës i Gardës së Republikës, pasi kërkohej nga policia për plagosje me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në rrugën “Ramadan Citaku” në Tiranë, ku gardisti Florian Hysa qëlloi me armë 22-vjeçarin Lorenc Doçi.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i riu i plagosur ndodhet jashtë rrezikut në Spitalin e Traumës.

Njoftimi i SHÇBA:

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Krimeve ndaj Jetës në D.V.P Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin F.H., me detyrë punonjës i Gardës së Republikës, trup shërbimi.

Arrestimi i 22-vjeçarit u krye pasi në rrugën “Ramadan Çitaku” në kryqëzim me rrugën e “Balshajve”, ai dyshohet se ka plagosur për motive të dobëta me armën e shërbimit shtetasin L.D., 22 vjeç banues në Kodër Kamëz, i cili është dërguar në SUT për trajtim mjekësor.

Materialet në ngarkim të tij do t'i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit F.H., për veprën penale, "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë".

Të fundit