Flash News

KRYESORE

Plagosja e 36-vjeçarit nga Tropoja, pranga autorit, 3 të tjerë procedohen për moskallëzim krimi

Plagosja e 36-vjeçarit nga Tropoja, pranga autorit, 3 të tjerë

Policia ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmë në fshatin Cërrnic, në Tropojë ku mbeti i plagosur në gjendje të rëndë S. M. 36 vjeç.

Policia e Tropojës ka kapur autorin e dyshuar, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë edhe 3 persona të tjerë për “Moskallëzim i krimit”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 39 vjeç, banues në Rosuje, Tropojë, pasi në vendin e quajtur “Ura e Bujan”, në fshatin Cërrnicë, mbrëmjen e datës 23.04.2020, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas, për “Moskallëzimi i krimit”, konkretisht;

-A. L., 54 vjeç, banues në Bujan;

-R. V., 52 vjeç, banues në Bujan;

-R. G., 54 vjeç, banues në Sopot;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i Krimit”, sqaron policia.

Të fundit