Flash News

KRYESORE

Plagosja e 6-vjeçarit/ Arrestohet autori, shënjestra ishte babai i të miturit pas sherrit në lokal

Plagosja e 6-vjeçarit/ Arrestohet autori, shënjestra ishte babai i

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur në Krastë të Martaneshit, pak pas mesnate, ku një fëmijë 6 vjeç është plagosur me armë zjarri automatik.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe disa orë pas ngjarjes arrestoi Jetmir Koxherrin 27 vjeç, si dhe iu sekuestrua arma e krimit automatik tip "kallashnikov".

Mësohet se i riu ka patur një konflikt me babain e fëmijës. Pas sherrit në lokal, i riu ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të banesës së babait të të miturit, por plumba ka kapur fëmijën 6-vjeçar.

“Me datë 19.06.2019, rreth orës  01:15, është marrë informacion, se pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, mes shtetasve J. K., H. Rr. dhe Sh. P, shtetasi  J. K,  është larguar nga lokali dhe dyshohet se ka marrë një  armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të banesës të shtetasit H. Rr,  ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë i mitur, i cili po merr ndihmë mjekësore  në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Bulqizës, në orët e mëngjesit, është bërë kapja e autorit të ngjarjes shtetasit J. K., 27 vjeç, banues në Krastë, si  dhe sekuestrimi i armës së krimit. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje”, njofton policia.

Të fundit