Flash News

KRYESORE

Plagosja e efektives, Dritan Zagani analizon prapaskenat e strategjisë për policinë: Ai që e shpiku "ju është pranë e ju ka shpirt"

Plagosja e efektives, Dritan Zagani analizon prapaskenat e strategjisë

Ish-shefi i antidrogës në komisariatin e Fierit, aktualisht në azil politik në Zvicër, Dritan Zagani ka komentuar ngjarjen e një dite më parë.

Protesta e djeshme u shoqërua me përplasje të dhunshme fizike mes protestuesve të zonës së ‘Astirit’, si dhe policisë së shtetit para godinës së parlamentit.

Nga përplasja u plagosën 12 efektivë policie dhe një numër ende i pacaktuar protestuesish, por ajo që u komentua më shumë ishte lëndimi i 24-vjeçares Ina Nuka, e cila u dëmtua në duar dhe në anë të fytyrës.

Zagani e ka parë me një tjetër sy të gjithë situatën dhe në një reagim në rrjetet sociale flet për prapaskenat e strategjisë së përdorur nga vetë policia.

Ai ngre pyetjen se përse në ballë të protestave vendosen police pa paime të përshtatshme dhe ata me skafandra u lanë në linjë të tretë?

“Shërim të shpejtë kolegë e kolege dhe ju o bashkëkombës në hall.

Kush është lënduar tani e kupton se kush vritet e kush lëndohet kur politikanët lozin SHAH!

A mund te më thotë dikush përse vetëm ne Shqipëri në ballë të protestave vendosen police pa paime të përshtatshme ndërsa ata te posatshmit janë aty e nga fillimi në fund rrinë në linjë të tretë, ai që e shpiku ketë lloj strategjie "ju është pranë e ju ka shpirt" se ju beri mish për top?!”, shkruan Zagani.

Të fundit