Flash News

KRYESORE

Plagosja e efektives, flet xhaxhai: Mjekët e Traumës kryen një ndërhyrje, presim që Ina të niset drejt Ankarasë

Plagosja e efektives, flet xhaxhai: Mjekët e Traumës kryen një

Xhaxhai i Ina Nukës, efektives së policisë që u plagos ditën e djeshme në protestën para Parlamentit shprehet se mbesa është më mirë nga gjendja shëndetësore.

I kontaktuar nga News 24, xhaxhai Arif Muka ka treguar se Ina ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale te Spitali i Traumës ndërsa pritet të dërgohet drejt Ankarasë për një ndërhyrje më të specializuar.

“Kemi kontaktuar dhe ndodhet në reanimacion dhe gjendja është në përmirësim, tani vazhdojnë proceduarat për ta nisur në një qendër shëndetësore në Turqi. Lajmin e morëm nga mediat, pastaj me telefon erdhëm tek Spitali i Traumës e mësuam se çfarë kishte ndodhur. Mjekët e Spitalit të Traumës kanë bërë ndërhyrjen që i takonte dhe tani kërkohet një ndërhyrje më e specializuar.” tha ai”, u shpreh Arif Nuka.

Të fundit