Flash News

KRYESORE

Plagosja gjatë aksionit të RENEA-s, reagon deputeti i PD: Këta të vrasin edhe në gjumë, fshehin autorët dhe bëjnë show

Ngjarja e ndodhur në orët e para sot në fshatin Rremas të Divjakës, ku gjatë aksionit blic të RENEA-s mbeti i plagosur edhe një i moshuar në banesën e tij, ka sjellë reagimin e deputetit të PD, Ervin Salianji.

Ndërsa poston foto nga dhoma e të moshuarit dhe krevatit të tij të gjakosur, deputeti akuzon policinë se me operacione të tilla bëjnë show dhe fshehin autorët e vërtetë të krimit.

Reagimi:

Këta të vrasin dhe në gjumë!

Drejtuesit e policisë të tredhur nga krimi dhe të përdorur politikisht nga aleatet e krimit në qeveri, të pafuqishëm për të luftuar krimin dhe bandat bëjnë show me sirena dhe Renea nëpër fshatrat e Shqipërisë.

Sot që policia e shtetit nuk zbulon autorët e krimeve por i fsheh ata gjen kohën për të goditur në gjumë një të moshuar 77 vjeçar në fshatin Rremas të Lushnjes. Po aq kriminale sa ngjarja është shtrembërimi i të vërtetes nga policia dhe përpjekja per ta shitur si operacion kunder krimit.

Fotot brenda shtepise tregojne qarte qe i moshuari eshte goditur brenda shtepise, ne krevat, nga distanca e larget çka e rrëzon pretendimin e policisë.

Prandaj çlirimi i qeverisjes nga kthetrat e krimit nëpërmjet vetingut është mision historik. Policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, jo kunder qytetareve dhe ne ndihme te krimit!

Të fundit