Flash News

KRYESORE

Plagosja me armë para komisariatit në Gjirokastër, policia jep detaje, shpallet në kërkim një 40-vjeçar

Plagosja me armë para komisariatit në Gjirokastër, policia jep

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje sa i takon plagosjes me armë të ndodhur mbrëmjen e sotme në këtë qytet. Policia thotë se shtetasi K. Ll, rreth 40 vjeç, banues në Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “18 Shtatori” të qytetit Gjirokastër, rreth orës 20:45, para një lokali “lloto sporti”, shtetasi K. Ll, rreth 40 vjeç, banues në Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit:

XH.G 52 vjeç dhe V.B 36 vjeç, të dy banues në Lazarart.

Të dy shtetasit e plagosur janë transportuar në Spitalin rajonal Gjrokastër, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Autori menjëherë pas ngjarjes është larguar, ku forca të shumta policie po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar 3 gëzhoja pistolete.

Po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethana të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit.

Të fundit