Flash News

KRYESORE

Plagosja në Fier, policia zbardh ngjarjen. Në kërkim dy kushërinjtë

Plagosja në Fier, policia zbardh ngjarjen. Në kërkim dy

Policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur 32-vjeçari Arbër Jakupi.

Sipas policisë, nga hetimet paraprake dhe nga informacionet e siguruara, dyshohet se Jakupi, pasi është konfliktuar fizikisht në një lokal për motive të dobëta me shtetasit E.H.M, 25 vjeç dhe E.D.M, 25 vjeç, të dy banues në Patos (djem xhaxhallarësh), është qëlluar me thikë nga shtetasi E.H.M.

Gjithashtu njëri prej autorëve ka qëlluar edhe me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A.J por nuk ka pasur plagë të shkaktuara nga arma.

Të fundit