Flash News

KRYESORE

Plagosja në Shëngjin, policia jep detaje, janë qëlluar nga makina

Plagosja në Shëngjin, policia jep detaje, janë qëlluar nga

Pak minuta pas goditjes më armë zjarri në Shëngjin, Lezhë ku mbetën të plagosur dy të rinj,  Policia e Shtetit jep detaje të reja.

 Mësohet se dy persona janë qëlluar me armë nga një makinë në ecje. Sipas konfirmimit zyrtarë të policisë sot rreth orës 18:30, është marrë njoftim se  në Shëngjin ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë konstatuar se në qendër të qytetit, nga një automjet,  disa persona ende të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit S.B. 19 vjeç dhe F.D. 28 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar.

Shtetasit e plagosur janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë ku ndodhen jashtë rrezikut.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mësohet se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Të fundit