Flash News

KRYESORE

Plagosja pranë bashkisë së Kavajës, gazetari rrëfen si ndodhi: Isha 20 metra larg vendngjarjes, autorit i ra të fikët

Plagosja pranë bashkisë së Kavajës, gazetari rrëfen si

Mëngjesin e sotëm një person u qëllua me armë zjarri, pranë bashkisë së vjetër të Kavajës.

I plagosur mbeti Rexhep Tare, i cili u dërgua në spital menjëherë nga qytetarë të rastësishëm me makinë.

Ndërkohë, në vendin ku ndodhi plagosja ka patur edhe shumë persona të tjerë, përfshirë edhe gazetarin e ‘News 24’, korrespodentin e Kavajës, Kelmend Baçi.

Gjatë raportimit, ai treguar se ndodhej vetëm 20 metra larg vendit ku u plagos Tare, një vend mjaft i frekuentuar me njerëz në ato momente.

Madje, sipas tij, autori, të cilin e identifikon si Fitim Baboçi, ka qëlluar deri në 7 herë me kallashnikov në drejtim të të lënduarit, por vetëm një plumb e kapi në pjesën e barkut.

“Isha 20 metra larg nga vendi i ngjarjes. Autori qëlloi 5-7 shkrepje me armë, me pas kanë ndërhyrë qytetarët, duke izoluar autorin dhe i marrë armën. Pas 10 minutash erdhi policia dhe e shoqëroi në komisariat. Qytetarët në ato momente u tronditën dhe u larguan të tmerruar. Pas plagosjes mund të them se autori nuk u ndie mirë dhe pësoi gjendje të fikti”, tha gazetari, nën cilësinë e dëshmitarit.

End enuk dihen shkaqet e konfliktit, por policia pritet të zbardhë ngjarjet në vijim.

Të fundit