Flash News

KRYESORE

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, një person i plagosur

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mesditën e sotme në Lezhë ku një person ka mbetur i plagosur.

 Nga informacionet paraprake ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gurra” në qytetin e Lezhës ku i plagosur mbeti Vilson Zefi i cili është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 Ndërkohë polica ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 03.01.2018, rreth orës 12:00, është marrë njoftim nga urgjenca e Spitalit se është sjellë një shtetas i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se në Lezhë në afërsi të Lagjes “Gurra”, shtetasi A.P., dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasi V.Z. 32 vjeç, banues në Lezhë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit

Të fundit