Flash News

KRYESORE

Plagosje me armë zjarri në Vlorë, policia në kërkim të autorit

Plagosje me armë zjarri në Vlorë, policia në kërkim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Rilindja” në Vlorë. Shtetasi Arif Gerbi, 51 vjeç, është plagosur në këmbë nga një person ende i paidentifikuar.

51 vjeçari ndodhet aktualisht në spitalin e Vlorës dhe gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit të plagosjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.04.2018, në lagjen “Rilindja”, është plagosur në këmbë me armë zjarri, nga një person i paidentifikuar, shtetasi A.G., 51 vjeç.

Shtetasi është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.

Të fundit