Flash News

KRYESORE

Plagosje të rënda në protestë/ Kapsolla i pret gishtat efektives, një tjetër polic humb dëgjimin

Plagosje të rënda në protestë/ Kapsolla i pret gishtat

12 punonjës policie ndodhen në Spitalin e Traumës, ndërkohë që dy prej tyre ndodhen në gjendje më rëndë shëndetësore për shkak të dëmtimeve që kanë marrë gjatë përplasjes me protestuesit te Kuvendi.

Sipas zëdhënësit të Policisë, një efektiveje i janë prerë katër gishta nga kapsollat që u hodhën gjatë protestës, ndërsa një tjetër efektiv ka humbur dëgjimin nga njëri vesh.

Sa i përket qytetarëve të plagosur, policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion.

Banorët e “Unazës së Re” u përpoqën që të thyenin kordonin e policisë dhe të hynin brenda sallës së Kuvendit, aty ku ndodheshin deputetët e PS dhe ministrat e qeverisë. Ata po protestojnë prej 20 ditësh kundër planit që parashikon shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre, ndërkohë që qeveria u ka mbyllur çdo derë për komunikim dhe negociata.

http://politiko.al/e-plagosur-ne-kembe-dhe-ne-dore-policja-largohet-me-britma-nga-protesta-te-kuvendi/

http://politiko.al/video-protesta-e-banoreve-te-astirit-policia-dhune-ne-grup-ndaj-protestuesit/

http://politiko.al/video-policia-publikon-pamje-nga-spitali-te-efektiveve-te-plagosur-asnje-informacion-per-protestuesit/

Të fundit