Flash News

KRYESORE

I plagosuri në grabitjen e Fierit, gjykata merr vendimin për Arben Muçën, ç’deklaroi pas ngjarjes

I plagosuri në grabitjen e Fierit, gjykata merr vendimin për Arben

Arben Muça, 37-vjeçari nga Puka, i cili mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë e Fierit është lënë në burg. Gjykata e Fierit ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, pasi Muça ndodhet i shtruar në spital që prej ditës së premte të javës së shkuar.

Arben Muça nuk ka pranuar të japë asnjë informacion më tepër nga tentativa e grabitjes së banesës së Minella Muçës në lagjen “29 Nentori” në Fier, duke thënë se nuk mban mend asgjë.

“Nuk mbaj mend asgjë, jam i shokuar”, mësohet të ketë deklaruar 37-vjeçari. Ndërkohë vëllai i tij, Ardi Muça dhe një tjetër vazhdojnë të jenë në arrati dhe në kërkim nga policia. 4 persona, përfshirë edhe Xhuljano Sollakun, i cili mbeti i vdekur, pasi u qëllua nga policia, tentuan të grabisin një banesë, por ndërhyrja e efektivëve të Fierit bënë që plani i tyre të dështojë.

Të fundit