Flash News

KRYESORE

Planet ekonomike për katër vitet e ardhshme të Partisë Socialiste, pretendon se do hapen 220 mijë vende punë (+300 mijë)

Planet ekonomike për katër vitet e ardhshme të Partisë

Tashmë që Partia Socialiste është rikonfirmuar për një mandat të dytë qeverisës, me interes është të rikthehen në vëmendje disa nga premtimet e saj në fushën ekonomike për periudhën 2017-2021.

Partia Socialiste ka deklaruar se do t’i qëndrojë tatimit progresiv, por me një reduktim të lehtë, raporton Monitor.

Tatimfitimi do të mbetet 15%, ndërsa parashikohet që tatimi mbi dividendin të zbresë nga 15% që është sot në 6%. Do të ketë përshkallëzim të tatimfitimit për bizneset inovative në 5%.

Për tatimin mbi pagat do të vazhdohet me progresivitetin, vetëm se norma maksimale do të zbresë nga 23% që është sot në 18%.

TVSH mbetet 20%, ndërsa vetëm në prill 2017, për herë të parë TVSH u përshkallëzua në 6% për shërbimet e turizmit.

TVSH e lëndëve të para bujqësore do bëhet zero.

Socialistët premtojnë edhe 220 mijë vende pune të reja. Ky premtim nuk intrigon më askënd, pasi ai i mëparshmi për 300 mijë vende pune u pranua që dështoi.

Pritshmëritë e Partisë Socialiste për rritjen ekonomike afatmesme variojnë në 5-5.5%, ndërsa do të vazhdojë politika e konsolidimit fiskal, për uljen e borxhit publik afër 60% të PBB-së në afatin e mesëm.

Të fundit