Flash News

KRYESORE

Planet për martesë dhe fëmijë, Armina: Jam me fat që Shkëlzeni më ka kuptuar dhe ka pritur të jem gati

Planet për martesë dhe fëmijë, Armina: Jam me fat që
Në një intervistë për "revistawho" blogerja e modës, Armina Mevlani ka folur sërish për planet për dasmën dhe që shumë shpejt të bëhet dhe nënë. Ajo ka sqaruar dhe njëherë diskutimet rreth dasmës duke qartësuar që nuk është anuluar por ishte diskutuar: “Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë sepse unë këtë verë kisha shumë projekte sikundër dhe që e kam pranuar, mund të kishte dhe një dasmë të mundshme dhe nuk është se isha organizuar për këtë pjesë. E kishim folur dhe menduar, por nuk e kisha organizuar, ç’është e vërteta dhe nuk është se e kam anuluar. Është në planet e afërme, nëqoftëse gjithçka shkon mirë, patjetër që do ndodhi, por unë nuk kam pasur asnjëherë nxitim për t’u martuar dhe për të bërë dasmë. Dasma do bëhet sigurisht, por nuk e kam pasur pjesë që duhet bërë patjetër.” E ndërsa për planet për fëmijë, ka thënë që tashmë është gati dhe është me fat që Shkëlzeni e ka pritur kur Armina të jetë gati pasi ata të dy janë lidhur kur blogerja ka qenë shumë e re: “Nuk e shoh shumë larg sepse unë vitin tjetër bëj 30 vjeç, e shoh shpejt, dua që patjetër të kënaq veten, partnerin, familjarët dhe të kem një dhuratë nga zoti siç është një fëmijë. Por kam pritur për shkak sepse të dy kemi qenë të angazhuar, por dhe kemi dashur të shijojmë këtë pjesën e të qenurit vetëm me njëri-tjetrin dhe ndihem me fat që edhe Shkëlzeni në këtë pikë më ka kuptuar sepse unë jam lidhur në një moshë relativisht shumë të re me të, më ka kuptuar që unë të ndihem gati dhe kjo periudhë po afron”.
 
View this post on Instagram
 

Duke shkuar keshtu ne vitin tim te preferuar 2020 . ❤️

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on

 
View this post on Instagram
 

Christmas Postcard ❤️. Merry Christmas from our family to yours🎄! With love A&Z

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on

Të fundit