Flash News

KRYESORE

Plani i Edi Ramës për takim te Politekniku; a do shkarkohen sot rektorët e universiteteve?

Plani i Edi Ramës për takim te Politekniku; a do shkarkohen sot

Burime të mirëinformuara për Politiko.al bëjnë me dije për planin e kryeministrit Edi Rama pas kthimit nga Vlora, ku po zhvillon një takim me ‘studentët’ e Universitetit ‘Ismail Qemali’.

Sipas këtyre burimeve, kryeministri Rama po planifikon të shkojë fshehurazi te Universiteti Politeknik, rreth orës 15:00 dhe aty ka planifikuar të shkarkojë rektorët si dhe do të njoftojë uljen e tarifave.

Gjithsesi, në realizimin ose jo të këtij plani, do ndikojë edhe reagimi i studenteve që sot protestojnë te Korpusi.

Pak minuta më parë ata njoftuan se të gjithë bashkë kanë vendosur që të protestojnë deri të premten, për ta ndërprerë përkohësisht protestën dhe për t’u rikthyer në janar, deri në plotësimin e tetë kërkesave të tyre.

Të fundit