Flash News

KRYESORE

Plani i hapjes graduale, Manastirliu: Do të kalojë në 4 faza, masat lehtësuse me afat kohor prej 2 javësh

Plani i hapjes graduale, Manastirliu: Do të kalojë në 4 faza,

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një dalje publike për mediat sqaroi planin e masave për hapjen graduale të vendit. Ajo tha se fillimisht do të hapen bizneset me më shumë impakt në ekonomi. Manastirliu tha se lehtësimi i masave, do të përfshijë katër faza dhe se paketa e masave shoqëruese qw përcakton hapjen graduale, do tw marrë një minimum prej dy javësh, nga njëra fazë tek tjetra.

“Faza e parë, ajo që nis nga 4 maji do të marrë minimumi 2 javë për të parë ecurinë që do të varet nga qytetarët e infektuar në një ditë, ata të shtruar në spital si dhe ata që janë të intubuar.

Nga faza 1 në 2 do të mësohet për rastet ditore, numrin e qytetarëve dhe rastet që trajtohen në terapi intensive.

Fillimisht hapen aktivitetet me më shumë efekt ekonomik dhe më pak tek virusi. Do hapen me protokolle strikte. Flasim për tre risqe, të ulët, të mesëm, të lartë”, sqaroi Manastirliu.

Më tej ministrja tha se do të lehtësohen masat për një kategori të caktuar biznesesh si dhe theksoi se do të zgjatet orari i lëvizjes për qytetarët, nga 1 orë e 30 minuta në 2 orë e 30 minuta.

Do të hapim një kategori biznesesh, që nga tregtimi i veshjeve, këpucëve, tekstileve, mobiljeve, ndriçimit, pajisjeve elektronike, dyqaneve të luleve etj, për të lehtësuar ekonomitë familjare. 

Në këtë luftë kërkohet bashkëpunim me biznesin që kanë përgjegjësi morale dhe ligjore. Cdo biznes duhet të zbatojë me përpikmëri masat e kushteve, higjienën, distancimin fizik. çdo biznes duhet të marrë protokollin përkatës.

Normaliteti do të vijojë të kërkojë sakrificën për tu shërbyer të moshuarve.

Për këmbësorët, do lehtësojmë fashën orare deri në dy orë e 30 minuta. Ne do hapim disa biznese të tjera në vijim. Transporti me taksi do të shtrihet edhe nga qyteti në qytet, por me vetëm një pasagjer. Nëse s’do kemi tregues përmirësimi me masat në vijim, do të mund të rikthehen sërish masat shtrënguese”, tha Manastirliu.

Të fundit